Detaje: Si u tentua të rrëmbehet 11-vjeçari vushtrrias në sy të prindërve

Lajme nga Bota


Në njërën prej rrugëve të Vushtrrisë, mbrëmë rreth orës 23:00, dy persona tentuan ta rrëmbenin një 11 vjeçar. Megjithatë, atyre u dështoi plani, dhe i mituri arriti të largohej.


Familjarët e të miturit, për arsye të sigurie, deshën të mbesin anonim por prapa kamerës të ATV-së, ata thanë se në momentin e ngjarjes, ata ishin në ballkonin e banesës kur dëgjuan thirrjet e të birit.

Babai, F.K, deklaroi se nuk ka asnjë problem me askënd, andaj nuk ka asnjë person ne te cilin dyshon. Tutje shtoi se djaloshi ka pësuar traumë dhe se ende nuk është qetësuar.Fqinjët e kësaj familje, thanë se zona në të cilën banojnë është kryesisht e sigurt dhe kjo ngjarje ishte e para e kësaj natyre.Pa dhënë shumë detaje, rastin e ka konfirmuar edhe Policia. Në përgjigjen e dhënë ATV-së, Policia thotë se rasti është duke u hetuar.” Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” – thuhet në njoftimin e Policisë.Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje nga Prokuroria në Mitrovicë lidhur me rastin, mirëpo të njëjtin nuk kanë qenë të qasshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *