Delta nuk jep kollë, as vështirësi në frymëmarrje, Pipero u ben thirrje qytetareve: Shikoni cfare ju ndodh

Lajme nga Bota


Në spitalin Infektiv po kurohen edhe pacientë me formë të rëndë të Covid.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, thotë se tek ta virusi ka prekur mushkërinë. Por ndryshe nga varianti fillestar i COVID, pacientet e prekur nga delta nuk kanë kollë apo vështirësi në frymëmarrje.


“Janë diku 30 pacientë të shtruar në spital. Format janë nga të mesme deri në të rënda. Rastet që kanë ardhur tek ne aktualisht kanë pasur klinike të fshehtë, me prekje të gjerë pulmonare. Por pa vështirësi frymëmarrjeje, madje do thosha pa kollë. Pra, sjellja e Deltës, është e ndryshme në fazat e para të sëmundjes. Ndaj, u kam bërë thirrje qytetarëve por edhe kolegëve të mi që të kenë shumë kujdes për çdo rast të ri, i cili referohet tek mjeku i familjes dhe dëshmon shenjat e para të Covid-it, edhe pse nuk ka vështirësi në frymëmarrje apo nuk ka atë kollën e shtuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *