“Delta” hyri në Shqipëri, mjeku Tritan Kalo ka një mesazh shumë të rëndësishëm: Më dëgjoni..

Lajme nga Bota

Mjeku i njohur Tritan Kalo u kërkon qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm, të respektojnë masat kundër COVID-19 dhe të vak sinohen për të qenë të mbrojtur nga sëmundja, teksa alarmi rritet në kushtet që ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se varianti “Delta” është zyrtarisht në Shqipëri.


“Kohë kovidiane…. 26.07.2021…..Nuku është kurrë vonë për t’u përkujdesur për shëndetin tuaj dhe të të gjithë atyre, të cilët gjallojnë rreth jush…..vetndërgjegjësim dhe vetëm vetndërgjegësim….Hyrja e variantit “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është në vijimësi të qarkullimit nëpër botë, edhe të varianteve të tjera që prej atij të Wuhan-it, nga ishte pikënisja e kësaj Pandemije ose “flame mbarëbotërore”……

Masat standarte të stërprovuara ndër dhjetra vite për uljen e vrullit dhe paksimin e humbjeve njerëzore, MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim social) nuku e kanë humbur aspak vlefshmërinë e tyre KUR dhe aty KU është e mundur, që ato të zbatohen dhe respektohen…..

Nëse mes nesh ka individë ose grupe individësh që ngurojnë të va ksinohen kundër virusit Sars-Cov2/Covid-19, së paku mos u bëni pengues për të tjerët, që ata/ato të përfitojnë nga dobiprurja e proçesit të vaks inimit, ulja e mundësisë së infektimit, kalimi i sëmundjes në forma më të lehta si dhe evitimi i hospitalizimeve në forma të rënda të sëmundjes, ose në më të keqen humbjen e jetës prej saj….

Jeta e çdo Shqiptari është e paçmimtë për të, për familjen e tij dhe për të gjithë Shqiptarinë…..Në çdo kohë NE jemi për JU në vijën e parë të “luftës me armikun e padukshëm”, që me Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen tonë t’ju vimë në ndihmë në përballjen tuaj me infektimin nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..Javë të mbarë miq, kolegë, të afërm dhe bashkëatdhetarë….. Together forever!!” shkruan mjeku Kalo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *