Dafina Dauti bën dedikimin prekës për vajzën pasi ish-bashkëshorti ia mori atë: Mund të më ndalojnë nga ti fizikisht, por s’mund të më ndalojnë të të dua.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Dauti, kohë më parë është ndarë nga bashkëshorti i saj, këngëtar Tafil Kurtishi.
Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Kaylee, e cila aktualisht jeton me të atin.
Teksa çifti ndodhen në një proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës, Dafina i ka bërë sot (e premte) një dedikim të veçantë të voglës së saj, e cila feston ditëlindjen e saj të parë.
Në një fotografi të publikuar në Instastory, këngëtarja Duati shkruan se askush dhe asgjë s’mund ta ndalojë ta takojë vajzën e saj, edhe pse aktualisht ndodhet larg, pasi ajo është nën kujdestarinë e të atit.