Albatriti i bën dedikim bashkëshortes për ditëlindje: Jam me fat që të kam.Në familjen e këngëtarit të mirënjohur, Albatrit Muqiqi sot festohet.
Bashkëshortja e Albatritit, Egzona feston ditëlindjen dhe nuk ka munguar një urim i veçantë nga këngëtari për më të dashurën e tij.
“Urimë ditëlindjen dashni.
Jam me fat që të kam, dhashtë Zoti ta kemi njëri-tjetrin afër përgjithmonë, Të duaa”, ka shkruar Albatriti krahas fotografisë së publikuar.
Albatriti dhe Egzona kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2016. Martesa e tyre është bekuar me tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.