Dasmë e madhe! Martohet deputetja shqiptare bukuroshe, ja si është bërë nuse

Lajme nga Bota


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca, sot i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë në martesë. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje është martuar me Erblin Maliqin.

Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi nga ceremonia e tyre martesore e realizuar në një ambient të bukur e me dekor të veçantë.


Sigurisht e gjithë vëmendja ishte te nusja, tepër elegante dhe me stil. Modeli i ri i flokëve ka rënë në sy.

Adelina u zgjodh deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e PDK-së, por që vetëm pas pak kohe kaloi në LVV, vota e së cilës rezultoi vendimtare për krijimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *