Dasmat rezervohen me të madhe për sezonin veror

Lajme nga Bota

Që në fillim të vitit, rezervimi i dasmave ka marr hov të madh për sezonin veror. Nëpër restorantet më të mëdha, muaji korrik dhe gusht është i mbushur tërësisht.

Pa dashur të flasin para kamerave, pronarët e restoranteve thonë se dasmat që u anuluan vitin e kaluar për shkak të Pandemisë, kanë siguruar terminë në muajt e pranverës.

Por, një problem i madh është se ende nuk dihet nëse mund të organizohen këto ahengje familjare.

Nga Sektori Hotelerisë në Ministrinë e Ekonomisë thonë se janë në përpilim e sipër të një protokolli, që 133 sallat e dasmave të regjistruara në vend, të mund të punojnë në kushte optimale gjatë sezonit.

Në bazë të sektorit privat, varësisht prej kapacitetit të restoranteve mund të organizohen edhe dasma të mëdha, por edhe dasma me numër më të vogël të mysafirëve.

Në protokoll mund të parashihen 4 persona në një tavolinë, me 2m distancë. Kemi restorante shumë të mëdha që mund të pranojnë 500 mysafirë pa i shkelur protokollet- deklaroi Bekim Haxhiu, Sektori i Hotelerisë dhe Turizmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *