Dardan flet për herë të parë për lidhjen me artisten gjermane, Hava

Lajme nga Bota


Artisti shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Dardan, për vetëm një kohë të shkurtër ka arritur të bëhet një nga zërat më me zë në tregun ndërkombëtar.


Ai së fundmi ka dhënë intervistën e parë për NIN me Alaudin Hamitin, ndërsa ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta private e karriera profesionale

I njëjti krahas karrierës së bujshme në rrjete sociale komentohet mjaft shumë edhe për lidhjen me këngëtaren Hava.

Kjo e fundit po ashtu është një emër i ri në skenë që po pëlqehet mjaft shumë në Gjermani.

Dardan tregon se kanë filluar lidhjen gjatë këtij viti, por që nuk dëshiron të realizojë ndonjë projekt apo album me të për shkak se lidhja e tyre nuk është për biznes.

“Jam në lidhje, sivjet kam filluar lidhjen me Havën. Është shumë njeri i mirë, për atë për mua është shumë e mirë. Nuk e shikoj për interes nuk e shikoj për ndonjë anë tjetër, por nuk dua të shfrytëzoj në këtë mënyrë edhe pse jemi ‘poëer couple’, për me realizu më shumë video bashkë apo album, por unë nuk dua. Lidhje për mua nuk është biznes”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.