“Ç’TË BËN FËMIJA S’TA BËN AS PERËNDIA”, POEM BLU SHKELMA NË FYTYRË SARA HOXHËS!

Lajme nga Bota


Sara Hoxha, Ledri Vula dhe e vogla Poem Blu janë bërë kryefjala e mediave rozë që pas ardhjes në jetë të kësaj të fundit.


Treshja është tashmë familja më e famshme e sapokrijuar në showbizit shqiptar.
Çifti nuk ka pasur aspak komplekse për të treguar portretin e vogëlushes, madje shpesh herë ata postojnë foto e video me të në Instagram.

Së fundmi, ka qenë Sara ajo që ka publikuar një video së bashku me Poem Blu, ku bebushja e gjuan me shklema në fytyrë herë pas here.
Epo mesa duket mami Sara e ka marrë me sportivitet dhe po e shijon këtë “hall” të ëmbël pasi e ka ndarë me të gjithë fansat.

Më herët, partnerja e Ledrit ka treguar se ka harruar tashmë çfarë është gjumi, pasi qëndron pas të voglës ditë e natë.
Për më tepër, Sara ka arritur deri në atë pikë lodhjeje, saqë ndonjëherë dëshiron të jetë babai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *