CILA KËNGË E ERMAL FEJZULLAHUT FLET PËR JETËN E TIJ

Lajme nga Bota


Ai është ndër këngëtarët më të dëgjuar e më të kërkuar.


Ermal Fejzullahu qëndron stoikisht në listen e këngëtarëve që sjellin hite dhe e mbajnë publikun të ngërthyer pas vetes.

1.Je baba të 3 fëmijëve…
1.Jam babai më i lumtur në botë, edhe pse këtë e thonë të gjithë baballarët.
Zoti më ka falur një familje të shëndoshë e të bukur dhe e falënderoj për këtë.
2. Ka ndonjëra prej këngëve lidhje me jetën tënde, historitë e tua?

2.Jo, edhe pse mund të mendohet ndryshe.
Është e vërtetë që të gjitha këngët kanë në thelb tematikën e dashurisë, por është po ashtu fakt se asnjëra nuk ka të bëjë me jetën time private.
3. Cilën mban mend si periudhën tënde më të lavdishme?

3.Fillimet e mia, me pjesëmarrjen në Top Fest dhe albumin tim të parë, mbarëvajtja e të cilit shënonte një sukses të paimagjinueshëm për një të ri si unë.
Megjithatë, e them me bindje se, falë publikut që më ndjek në çdo skaj, vazhdoj ta përjetoj lavdinë dhe dashurinë që më falin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *