Çfarë tregojnë mpirja e duarve dhe marramendjet për shëndetin tuaj?

Lajme nga Bota


Trupi ka tendencën të tregojë menjëherë kur diçka nuk shkon siç duhet.

I tillë është rasti i sheqerit në gjak. Kur niveli i tij është shumë i lartë, simptomat janë të menjëhershme. Kemi të bëjmë me mjegullim të shikimit, ngadalësim të shërimit dhe uri të vazhdueshme.


Shkaktarët e sheqerit të lartë në gjak

Kur trupi është i sëmurë apo i goditur nga stresi, ai nis të prodhojë hormone, gjë që mund të nxisë rritjen e sheqerit në gjak.

Shkaktarë të tjerë të nivelit të lartë të sheqerit në gjak janë:

Mungesa e insulinës apo medikamenteve të diabetit; Ngrënia e tepruar e karbohidrateve; Mungesa e aktivitetit fizik; Sëmundjet, infeksionet, medikamentet e të tjerë.

Simptomat e sheqerit të lartë në gjak

Kur nivelet e sheqerit në gjak janë tepër të larta, me kalimin e kohës ato shkaktojnë dëmtim të enëve të gjakut. Një gjë e tillë mund të nxisë edhe atakun në zemër, dëmtim të veshkave dhe humbje të shikimit. Problemet vazhdojnë më tej me probleme nervore, shëndet të keq të lëkurës dhe infeksione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *