Çfarë po ndodh kështu me Zvicrën? Ja çfarë ka ndodhur atje…

Lajme nga Bota


Mënyra zvicerane e betejes me koronavirusin po shikohet në mënyrë kritike jashtë vendit. Kritika më e shpeshtë që i drejtohet Zvicrës është se ajo “e vë ekonominë mbi shëndetin e popullit”.


Kështu, ndërkohë që vende të ndryshme në Evropë janë aktualisht në një bllokim të dytë, në Zvicër është zgjedhur një rrugë tjetër.

Ky qëndrim po vihet në dyshim jashtë vendit, veçanërisht pasi ka dështuar strategjia federale e testimit, gjurmimit të kontakteve, izolimit dhe karantinës .

Gazeta “Tages-Anzeiger” ka përfshirë në një artikull, kritikat që media të ndryshme botërore kanë drejtuar ndaj qasjes zvicerane.


Kështu, prestigjozja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, flet për një “fluturim të verbër” në Zvicër. Pushimet verore nuk u përdorën për të zgjeruar shumë kapacitetet e testimit dhe ndjekjen e kontakteve, siç është kërkuar nga task forca shkencore.

Në vend të kësaj, ata u dorëzuan shpejt te “fryma kantonale” (lënia e trajtimit të koronës në duart e kantoneve).

Ka akuza serioze edhe nga revista amerikane “Foreign Policy”, e cila thotë: “Zvicra ka ende ndjesinë e të qenurit një rast i veçantë. Meqenëse Zvicrës ende nuk i është dashur të merret me ndonjë krizë reale si, katastrofat natyrore apo ngjarjet tjera te renda, ajo sikur ka ndjenjën e të qenit imun ndaj problemeve të botës”, shkruan revista.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *