Çfarë befasie i bëri i dashuri Leonorës që u përlot para të gjithëve

Lajme nga Bota

Leonora Jakupi vazhdon të mbetet një prej emrave më të dashur të skenës muzikore shqiptare.


Këngëtarja gjithmonë ka tentuar që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut, por së fundi ka zbuluar disa detaje të lidhjes.


Ajo në intervistat e fundit ka deklaruar që pret të bëjë martesë gjatë vitit 2021, por ende e mban të fshehtë identitetin e partnerit.

E ftuar në “Prive”, Leonora u befasua nga i dashuri, i cili i dërgoi një letër publike asaj, duke shprehur haptas dashurinë që ka për të.

E kjo gjë e bëri Leonorën të emocionohet dhe të përlotet, ndërsa tregoi se ka nëntë vite që është bashkë me të, por të dy kanë preferuar që lidhja e tyre të jetë larg vëmendjes së publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.