Borë në shkretëtirë, temperaturat në Arabinë Saudite zbresin deri në -2 gradë Celsius

Lajme nga Bota


Qyteti i shkretëtirës Ain Sefra në Algjeri u mbulua me dëborë të mërkurën e kaluar, ndërsa temperaturat arritën -3C, shkruan DailyMail.


Banorët e rajonit Aseer të Arabisë Saudite u dyndën në shkretëtirë për të parë reshjet jashtëzakonisht të rralla të borës.

Një gjysmë shekulli ka kaluar që kur temperaturat në provincën jug-perëndimore ranë nën ngrirje.

Gjersa janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht në mesin e tyre.Por këtë muaj janë parë reshje dëbore në Sahara dhe temperaturat në Arabinë Saudite duke u ulur në -2C.Ndërkohë në Arabinë Saudite, vendas dhe të huaj gjithashtu u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë me borë, raporton Geo TV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *