Në Shqipëri nesër pritet një ditë e stuhishme me rr ebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe erëra herë pas here të f uqishme nga jugu.
Rrebeshet më të fuqishme priten në jug dhe jugperëndim të vendit, lokalisht edhe në shumë vise tjera, veçanërisht bregdetare.
Reshjet shiu nesër priten edhe në Maqedoninë e Veriut sidomos pasdite. Të enjten pritet mot pak më i qetë, por do të vazhdojë të jetë vr anët dhe me riga lokale shiu veçanërisht në Shqipëri.
Edhe të premten dhe ditëve të fundjavës do të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell si dhe shpeshherë edhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore priten reshje të herëpashershme bore.