Babai – vajzës: Mësoji djalit shqip ose mos hajde më në shtëpinë time

Lajme nga Bota

Peripecitë e shqiptarëve emigrantë për t’u integruar në shoqëritë e vendeve ku jetojnë janë të njohura tashmë.


Nuk janë pak por gati një milionë e gjysmë që e kanë gjetur të ardhmen e tyre jashtë vendit.

Por sa prej këtyre shqiptarëve kanë arritur të ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre në shtetin ku jetojnë e punojnë? Me statistika është e v ështirë ta thuash por me siguri që ekziston si p roblem.

Për Nuredinin i cili ka 21 vite që ka emi gruar me familjen në Itali kjo gjë është një shqetësim më vete. Ai kishte ardhur enkas nga Brindisi për të marrë pjesë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” për t’i kërkuar vajzës së tij Ada që t’i mësojë shqip nipit 6-vjeçar.

Megjithse Mikele është gjysmë italian nga ana e babait, sipas gjyshit kjo nuk duhet të jetë pengesë që të përfitojë sa më shumë nga kultura e dy vendeve. Së paku të dijë të flasë e të shkruajë shqip. Për Nuredinin është e pa konceptueshme që fëmija të mos flasë gjuhën e nënës.

Duke u kthyer pas në kohë, Nuredini ka treguar sesi u d etyrua të emigrojë me gjithë familjen në vitin e tm errshëm të 1997-ës. Vajza Ada në atë kohë sapo kishte filluar gjimnazin dhe udhëtonte çdo ditë me tren nga Durrësi në Tiranë dhe anasjelltas. Duke e parë situatën që sa vinte dhe përkeqësohej, Nuredini mori një vendim të cilin nuk do e kishte marrë asnjëherë në kushte normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *