Ardit Gjebreas i bëjnë keq, reagimi i tij është pikëllues: Ju lutem mos i besoni dhe mos u jepni të dhënat tuaja nuk jam unë

Lajme nga Bota


Kohët e fundit emrat, fotot dhe të dhënat personale të personazhet publike po përdoren në rrjetet sociale nga njerëz të tjerë për të mashtruar. Një ndër këta personazhe ka qenë edhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea i cili ka reaguar përmes Instagramit, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.


“Fa llco! Një i çmendur hedh një gur në lumë dhe mua më duhet të reagoj. Por meqë ma kërkuan familjarët e mi po e bëj. E vetmja faqe në Instagram e imja është kjo këtu dhe në Facebook është ajo e cila është verifikuar. Se çfarë bëjnë të tjerët, nuk është problemi im. Sidoqoftë tani me këtë çështje po merren organet kompetente.

Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram. Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar”, ka shkruar Gjebrea.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *