Ardit Gjebrea prek zemrat e gjithë shqiptarëve, Rozana Radi e tregon përballë tij: Humba babanë dhe nënën herët, kur shkoj në shtëpi më duket…

Lajme nga Bota

Rubrika e përjavshme në “E diela shqiptare”, “Tani mund të këndosh” kishte si të ftuar speciale Rozana Radin, e cila si gjithmonë di si t’i emocionojë të gjithë. Ajo foli për ndarjen nga jeta të prindërve, për të cilët u shpreh se ajo e ndjen që nuk i ka humbur ende, ata janë aty brenda saj.


Rozana Radi: Shumë njerëz më thonë po vuan shumë, nuk po i lëshon dhe realisht nuk kam dashur t’i lëshoj sepse nëse i lëshoj dhe nuk e kujtoj që i kam humbur, atëhere do filloj t’i humbas vërtet. Unë mendoj që nuk i kam humbur ende, fakti që i mbaj brenda vetes. Është e mirë, le të jenë prezent në jetën tonë sepse edhe kur nuk janë, na bëjnë të mendojmë se janë si vetëkoshienca jonë që janë këtu. Me moshë kam arritur t’i balancoj këto gjëra dhe ata nuk do humbin kurrë për mua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *