Ardit Gjebrea I Ulet Në Gjunjë Vajzës Me Aftësi Të Kufizuara Dhe I Kërkon T’i Plotësojë Një Dëshirë…

Lajme nga Bota


Disa vajza janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të surprizuar shoqen e tyre Olgerta e cila ka humbur dy njerëz shumë të dashur të familjes nga Covid-19.


Që nga ai moment ajo nuk ka shkuar më në shkollë. Në emision ka qenë edhe nëna e saj e cila ka treguar historinë e Olës me një problem fizik, por kjo gjë nuk e ka penguar atë të shijojë jetën dhe të ndihet njeri normal si të gjithë.

Por pas humbjes së gjyshes dhe xhaxhait të saj nga Covidi, ajo është tepër e mërzitur dhe thotë se përderisa vdiqën ata, nuk ka kuptim që të vazhdojë dhe shkollën. Dikur ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, i pëlqente të bënte foto, të dëgjonte muzikë, por tani sipas të ëmës, ajo ka hequr dorë pavarësisht përpjekjeve të familjes për ta mbajtur afër. Madje ajo edhe kur fle gjumë, vesh trikon e gjyshes dhe gjithë kohës shikon lot në sytë e saj dhe pesimizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.