Arbana tregon se çfarë problemi ka me Eduardin

Lajme nga Bota


Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe sigurisht që kjo ndikon në edhe në tiparet e njëjta të karakterit të tyre.


Ndërkohë që kjo mund të kenë anët e saj pozitive, duket se ka edhe të këqija. Por cilat mund të jenë të këqijat e të pasurit përkrah një partner të ngjashëm si vetja?

Këtë gjë e ka treguar vetë Arbana përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto nga shtëpia, në të cilën shihen dy vazo të mëdha me lule Krishtlindjesh. Duke pasur të dy të njëjtën mendje, Arbana dhe Eduarti kanë blerë nga një lule të tillë në njëjtën kohë.

“Të këqijat e të pasurit një ‘binjak’ si partner. Secili kishte blerë nga një lule Krishtlindjesh e tani kemi 2”, ka shkruar Arbana përkrah postimit, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *