Arbana Osmani lindi djalin e saj të dytë sot, Xhemi shkon në spital dhe u bën dhuratën e veçantë: Po ikim te Dielli i saj!
Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë ditën e sotme. Lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë. Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell.
Pak më parë mikesha e ngushtë e Arbanës, Xhemi Shehu ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me një arush gjigant dhe tregon se po shkon për të surprizuar vogëlushin.
“Me Luken drejt Diellit”, shkruan Xhemi.