Anxhelina Hadërgjonaj flet për mashkullin e jetës, cilat janë karakteristikat e tij?

Lajme nga Bota


Ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e re, “Precious”, pas shumë viteve shkëputje nga muzika, dhe synon tregun ndërkombëtar. Anxhelina Hadërgjonaj, ishte pasditen e sotme e ftuar në programin “Rudina” për të promovuar këngën e re dhe për të zbuluar më shumë për veten nga jeta në Amerikë.


Nga Los Angelos, në një lidhje me Skype, Anxhelina ka treguar më shumë në lidhje me jetën e saj, me gjërat që po bën në lidhje me karrierën, por iu përgjigj edhe disa pyetjeve të shkurtra pikante nga Rudina Magjistari.

Ndër të tjera, Anxhelina zbuloi edhe tri karakteristikat që duhet të plotësojë mashkulli i jetës së saj. Dy, në fakt, meqenëse e treta dihet.

“I mirëkuptueshëm, të ketë një sens humori dhe nuk e di…” – tha këngëtarja, pas pyetjes për “tri karakteristikat që duhet t’i ketë mashkulli i jetës”.

“Të të dojë shumë?” – ishte pyetja që e ndihmoi Anxhelinën për të theksuar pas Rudinës: “Po, normalisht ajo dihet”.

Po ashtu, Axhelina zbuloi se nuk merret fare me veten për ta pasur trupin në formë, por fatmirësisht e ka dhuratë gjenetike: “Për momentin genetika, por mosha bën të vetën dhe duhet të filloj të merrem me veten… Kam pak kohë që nuk merrem me palestër, por do filloj së shpejti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *