Andrra E Sinanit I Tregon Të Gjitha/ Të Ik Mendja E Kokës Sa Lek Ka Nëpër Duar, I Ka Bërë Biznesi 600 Mijë Euro

Lajme nga Bota


Andrra ka zbuluar më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre nëpërmjet disa postimeve në Instastory, duke iu përgjigjur pyetjeve të kureshtarëve. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ajo u pyet se për çfarë arsye grindet më shumë me Sinanin.


“Kur Sinani thotë se jam xheloze!”, ishte përgjigja e saj pa asnjë kompleks. Në një postim tjetër ajo tregoi se dëshiron një familje të madhe, me dy ose tri fëmijë, ndërkohë që çifti janë prindër të një djali, Ansit. Pak ditë më parë ajo festoi 5- vjetorin e martesës me Sinanin, duke postuar foto nga dita e dasmës. Bashkë me fotot, ajo i bëri një dedikim special burrit të saj, ndërsa i shkruante:

“5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pa kursim. Kemi bekimin e Zotit për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’më tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit, gëzuar dashuri!”, shkruante Andrra krah fotosnga dita kur kurorëzuan dashurinë.Por si po shkon jeta e saj në krah të një prej këngëtarëve më të paguar në koncerte e live? Dihet se para dy vitesh ajo inauguroi në prani të personazheve të famshme, biznesin e saj (një dyqan fustanesh nusërie), një investim që kapi vlerën 600 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *