Almeda po përballet me këtë problem gjatë shtatzënisë

Lajme nga Bota


Disa ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë.


Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqej me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mbante me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj!”, shkroi Almeda, përkrahë fotos.

Nuk ka vonuar shumë dhe aktorët kanë zbuluar edhe gjininë e bebushit të dytë, në një festë të vogël që kanë organizuar në shtëpi.

Ata kanë hapur një kuti ku kishte rroba për foshnje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë!

Ndërkaq mëherët, aktorja ka treguar se ndryshe nga e para, kur kishte Efehan në bark, në këtë shtatzëni të dytë nuk është ndjerë shumë mirë.

Mirëpo pavarësisht të gjithave, detaji më i bezdisshëm i shtatzënisë së saj të dytë janë aknet në fytyrë, siç ka treguar vetë aktorja në një postim në InstaStory.

Leave a Reply

Your email address will not be published.