Albërie Hadërgjonaj rrëfen arsyen e tradhtisë së ish-bashkëshortit

Lajme nga Bota


Këngëtarja shqiptare Albërie Hadërgjonaj është shumë e komentuar në botën e showbizit, si për projektet muzikore, ashtu dhe për jetën private.


Siç dihet Albëria është e divorcuar dhe shpesh në intervista ajo pyetet për arsyen e ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj. Deri më sot ajo kishte vendosur të mos fliste për këtë edhe pasi e kishte pranuar.

Teksa ishte e ftuar në emisionin NIN, këngëtarja ka zbuluar të pathëna e detaje nga jeta private.

Këngëtarja ka thënë se ish-bashkëshorti asokohe ishte shumë i ri dhe ka pasur shumë sukses në biznes, dhe padyshim nuk kishte si të mos rrethohej nga vajza të bukura, që mund ‘t’i “prishnin mendjen” në çdo moment.

“Ish-bashkëshorti im pati suksese në biznes dhe ishte shumë i ri, madje bukurosh, sa hyri demokracia në Shqipëri, shqiptaret janë të bukura, kishte para dhe normalisht kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”, -u shpreh Albërie Hadërgjonaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *