Aktorja e njohur turke në gjendje të rënd

Lajme nga Bota


Neslihan Atagul është një nga aktoret më të njohura turke, e cila në të gjitha rolet e saj ka bërë për vete publikun anembanë botës. Lajmet që qarkulluan kohët e fundit në lidhje me aktoren trishtuan fansat e saj.


Neslihan u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte humbur shumë peshë. Aktorja hoqi dorë dhe nga seriali që po transmetohet “Vajza e Ambasadorit” për shkak të gjendjes së saj të rënduar.

“Trupi im nuk është tolerant, kam nevojë për pak pushim” shprehet aktorja.

Ajo vuan nga koliti spastik dhe doktorët turq paralajmërojnë se gjendja e Neslihan është shumë serioze dhe se duhet të bëjë shumë kujdes nëse nuk do që të rrezikojë jetën e saj. Aktorja ka dhënë dhe një deklaratë duke treguar që është mirë dhe pse ndihet e lodhur.

”Siç e shihni unë jam mirë, por kur bëj dy hapa lodhem’’ duke treguar se gjendja e saj është serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *