Aktori Çagatay Ulusoy muaj më parë u bë temë diskutimi në mediet turke dhe rrjete sociale për shkak të ndryshimit të madh në dukje.
Ai gjatë karantinës ndryshoi tërësisht duke shtuar shumë kile dhe e gjithë kjo ishte për një rol të ri filmik.
Por, së fundi aktori u shfaq krejtësisht i transformuar duke larguar kilet e tepërta dhe menjëherë mori komente pozitive nga fansat.
Fotoja që e publikoi nga plazhi mori komente të panumërta nga fansat e tij. Roli i fundit i Çagatay Ulusoy ishte në serialin e “Netflix”, “The Protector”, i cili gjatë korrikut erdhi me sezonin e katërt.