Ndahet nga jeta ne moshe fare te re aktori i njohur shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Rraci. Lajmin e beri te ditur miku i tij i ngushtë njëherësh aktori, Xhelal Haliti. Postimi i plotë:
Qenka e veshtirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga s tudimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta.
Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera.
Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë.
Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, en ergjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngu shllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe .
Shkëlzen Rraci ndërkohë u bë më i njohur për publikun nga paraqitja e tij në serialin Cimerat (2006-2010). Ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e shumë filmave të tjerë.