Afrona Dika tregon nëse është shtatzënë

Lajme nga Bota

Në rrjete sociale prej disa javësh kanë qarkulluar lajme se Afrona Dika është shtatzënë me fëmijën e parë me Bleron.

Blogerja shqiptare në një interviste për Prive ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk janë gati të përjetojnë prindërinë në këtë kohë.

Përkundër aludimeve, të njëjtit duket se nuk kanë plane për fëmijë në një të ardhme të afërt pasi jetojnë larg njëri-tjetrit akoma.

Afrona ndërkaq jeton dhe vepron në Zvicër për shkak të punës dhe angazhimeve si blogere, ndërkohë që vjen shumë shpesh për të takuar partnerin edhe në Kosovë.

Çifti i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit 2019.

Kjo ishte martesa e dytë për Bleron, pasi vite më parë ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur, Tara.

Ndërsa, kjo ishte martesa e parë për Afronën që duket se është shumë e lumtur me zgjedhjen që ka bërë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *