Afrim Muçiqi vjen me një paralajmërim: O do t’punojmë të gjithë, o s’ka me punu askush

Lajme nga Bota


Paralajmëron Afrim Muqiqi: O do t’punojmë të gjithë, o s’ka me punu askush.

Përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës sot ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e sallave të dasmave, ku kanë shpalosur kërkesat e këtyre të fundit, për t’u lejuar veprimtaria e tyre, raporton Express


Kryetari i OHT’së, Hysen Sogojeva, deklaroi se është takuar me të gjitha Grupet Parlamentare në Kuvendin e Kosovës ku është diskutuar rreth masave anti-Covid.

Tutje, përfaqësuesi i estradës, Afrim Muqiqi, tha se kërkesa nga e cila ky sektor nuk do të heq dorë është hapja e sallave të dasmave dhe lejimi i mbajtjes së dasmave gjatë sezonit veror.

“Kërkesa jonë decidive është që vlen edhe për dasma dhe pronarët e sallave të dasmave, nuk do të lëshojmë pe asnjë milimetër, jo standard të dyfishtë, jo të punojnë të tjerët e ne jo, o do të punojmë të gjithë, o s’ka me punu askush. Do ta respektojmë manualin që do ta miratojnë, por jo të tolerojmë më të punojnë të gjithë e vetëm ne jo”, ka deklaruar Muqiqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *