Adriana Matoshi, ‘pIaka 40 vjeçe’

Lajme nga Bota


Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka një ndikim mjaft të madh në rrjetet sociale.


Ajo është shpesh aktive dhe ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Matoshi ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku duket mjaft atraktive me një grim të realizuar me plot glamur.

Por më e çuditshmja qëndron tek ajo se çfarë aktorja ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë, pasi shkruan “plaka 40 vjeçe” referuar vetes së saj.

Shakaja e bërë nga aktorja Matoshi në mbishkrimin e fotografisë, ka bërë që ajo të marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë trajtuar me të qeshura postimin.

Nuk dihet nëse një postim i tillë është bërë me qëllim ironizimin e komenteve të shumta në rrjetet sociale që bëhen karshi saj dhe të dashurit të saj, Keith Groeneveld, me të cilin ka një diferencë 19 vjeçare në moshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *