Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, i ka të shumta sukseset në karrierën e saj si aktore.
Përkundër faktit që ka qenë gjithnjë shumë e hapur për jetën e saj private, jo e njëjta ka ndodhur edhe për jetën e saj private, të cilën për shumë kohë e ka ruajtur me fanatizëm.
Megjithatë së fundmi është zbuluar se ajo është në lidhje dashurie me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, që dikur ka luajtur për ekipin vendor, Feronikeli.
E përcjellur me kamerë nga emisioni “Prive”, Adriana u kap gjatë një shëtitje rutinore me të dashurin në Parkun e Gërmisë, ndërsa konfirmoi lidhjen me qendërmbrojtësin afrikan.