Adelina Thaçi: Ky vit na morri njerëzit e shpirtit

Lajme nga Bota


Adelina Thaçi është këngëtarja e këngëve të mëdha, e hiteve të pa harruara, ylli që ndrinë edhe kur duket sikur nuk po bënë asgjë. Viti 2020 as për të nuk ishte i lehtë, pasi e kaloj Covid 19-të. Sot është e lumtur që bashkë me familjen gëzojnë shëndet të plotë.

2020 në syrin e Adelina Thaçi?
2020 besoj se ka qenë i njëjtë për të gjithë. Një vit shumë i rëndë, ishalla ia harrojmë emrin këtij viti. Na ka marr shumë miqë e dashamirë të shpirtit. Ka qenë vit i rëndë qoftë financiarisht, psiqikisht, emocionalisht. Dhashtë Zoti të mos përseritet më viti 2020.

E, megjithatë, a ka pasur ndonjë gjë të mirë ky vit në ikje?
Në këtë vit kanë shku disa punë mbarë për mua. Ajo çka është kryesorja për mua është që familjen e kam shëndosh. Këtë e kërkoj, asgjë tjetër.

Cilëson ndonjë gjë si sukses të këtij viti?
Këtë vit nuk mund të them se kam pasur ndonjë sukses të madh, për shkak se ky vit na ka futur në një strofull për ti mbijetuar këtij virusi, kështu që suksesi më i madh është që jam shëndosh dhe familjen e kam mirë.

Dëshira juaj për vitin 2021?
Dëshira ime per 2021 lidhet prapë me shqndetin. Dhashtë Zoti që ta kalojmë këtë virus sa më shpejtë. Ishalla hapen dyert edhe për punën dhe ta ndjejmë veten gjallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.