A po realizohet dueti mes Remzie Osmanit dhe Adele?

Lajme nga Bota


Gjatë karrierës së saj të begatë, mëse dyzet vjeçare, Remzie Osmani ka publikuar një sërë albumesh, shumë bashkëpunime dhe qindra koncerte gjithandej ku ka shqiptarë.


Këngët e Remzie Osmanit, përherë janë pëlqyer nga publiku, interpretimi i saj, zgjedhja e teksteve kanë bërë që këngëtarja edhe sot të jetë shumë aktive në skenën e muzikës shqipe

Ajo ka edhe disa duete, ama më të bukurat thotë të jenë ato me vëllain e saj Nexhatin.

“Mund të them se ndër duetet më të suksesshme që i kam me vëllaun janë: “Shko”, “Kurrë më mos u kthe”, dhe Gjerdani i dashurisë”, thotë këngëtarja, transmeton “Kosovarja”.

Ndryshe, Remzie Osmani prej kohësh ka zbuluar se do ti pëlqente të kishte një duet me Adele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *