Leonora Jakupi është një këngëtare e dalluar në të gjitha aspektet, shkruan “Kosovarja”.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan imazhe të ndryshme nga jeta profesionale dhe private gjithashtu.
Jo vetëm për zërin e jashtëzakonshëm që ka, por Leonora shquhet edhe për stilin e kujdesin që tregon për dukjen e saj, pasi në secilën paraqitje ajo shkëlqen.
Së fundi biondja nga Drenica ka pozuar për një nga revistat në Shqipëri dhe ka marrë vëmendje të madhe me stilin e veçantë.
Këngëtarja është shfaqur me stil të viteve ’70 e veshur në një kostum ngjyrë kafe “Gucci” dhe me një shami të gjelbër.
Dukjen e ka kompletuar me një palë syze të mëdha me rreth shumëngjyrësh dhe me gjerdanë të shumtë rreth qafës.