A e dini se cila artiste e njohur është kjo?

Lajme nga Bota


Me rolet e shumta dhe me batutat në seriale vendore, ajo ka arritur të lë mbresa te publiku. Fjala është për aktoren e njohur kosovare, Adriana Matoshin, e cila nga publiku njihet me rolin e “Sasës”, shkruan rtv21.


Matoshi tani njihet nga i madh e i vogël, por a e dini se si ka qenë ajo si fëmijë?

Natyrisht, e ëmbël dhe simpatike siç është edhe sot. Kjo shihet nga një imazh i publikuar në internet, në të cilin aktorja është në moshën fëmijërore. Me flokë të lëshuara dhe e buzëqeshur, aktorja në fotogarfi duket e lumtur pranë tri vajzave.

Kujtojmë që, Adriana Matoshi njihet për role të shumta në projekte filmike, e po ashtu edhe nga seriali vendor “O Sa Mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *