Selvio 23-vjeç ka ftuar të ëmën në se ancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjy q” tek E Diela Shqiptare për ta bindur atë të martohet me të atin.
Ata janë një familje mjaft e shëndetshme, por prindërit nuk e kanë bërë kurrë celebrimin, për shkak të disa problemeve me pronat që e ëma ka me motrat dhe vëllezërit.
Ajo nuk do që të përfshijë familjen e saj në këto probleme dhe thotë që sapo të zgjidhë këtë çështje, ajo do martohet me burrin.
Violeta: Djali po më befason sot. Unë kam halle të tjera, dua të zgjidh çështjen e pronës. Zonja Eni në shtëpi kemi qenë 6 fëmijë, të gjithë u martuan dhe u rregulluan. Mbeta unë me prindërit, në ’94 mamaja ime ndërroi jetë.
Selvio: Nuk të kam sjellë këtu për të treguar se sa është prona dhe çfarë ka prona.
Violeta: Kjo është arsyeja pse mami nuk martohet. Bashkëshorti im ma ka kërkuar që kur jam martuar duke parë she rret e vazhdueshme, më ka thënë që nuk dua të martohem me celebrim.
Eni Çobani: Si bashkëshorti ta kërkoi këtë?
Violeta: Në fillim ai, pastaj unë është e pashë të arsyeshme.
Selvio: Nëse më shikon mua, shikon kopjen identike të babit edhe atij nuk i intereson prona fare.
Ardit Gjebrea: Po dhe ti martohu (qesh).